Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Zoti është me Shqipërinë, UEFA "kopsit dosjen" për dënimin e Anglisë, ndaj kuqezinjve pa tifozë?

Shkruar nga NEWSPORT
Zoti është me Shqipërinë, UEFA "kopsit dosjen"

Të gjithë i mbajnë mend trazirat e ndodhura në finalen e Europianit në Wembley mes Italisë dhe Anglisë. Federata angleze dështoi të sigurojë qetësinë në tribuna, e përveç kësaj, 5000 tifozë ishin pa bileta.

UEFA, në dijeni tanimë për gjithçka, mund të dënojë Kombëtaren e "3 luanëve", duke e lënë pa tifozë për ndeshjen e 12 nëntorit me Shqipërinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.  Të gjithë po presin vendimin, me organizatën më të rëndësishme të futbollit në Europë që po "kopsit dosjen" për t'i dhënë një mësim të mirë Federatës së Britanisë së Madhe.

Në shqyrtim nuk është vetëm finalja e Europianit, por edhe veprimet e tifozëve të kryesuesve të grupit tonë në disa ndeshje të kualifikueseve. Dënimi me mos-pjesëmarrje tifozësh do ishte një ndihmë e madhe për Shqipërinë, në një "betejë" ku Kombëtarja jonë do bëjë të pamundurën ëpr të marrë një rezultat pozitiv.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga