
Me sezonin e ri në prag fillimi, trajneri i Real Madrid do të ketë parasysh 7 çështje me të cilat duhet të përballet.
1. Të mirëmenaxhojë minutat e Ronaldos duke qënë se sulmuesi portugez sezonin e kaluar u sforcua më shumë se duhej dhe më pas filluan dëmtimet si pasojë e lodhjes.
2. Të zgjidhë dilemën mes Moratës dhe Benzemasë. Francezi ka qënë titullar i padiskutueshëm por tashmë në ekip është rikthyer një sulmues i cili mban mbi supe mjaft eksperiencë të fituar te Juventus.
3. Rëndësia e Bejl është një problem tjetër. Zidan kërkon të rrisë varësinë e Realit nga Bejl duke qënë se sezonin e shkuar Bejl u paraqit mjaft mirë dhe gjithashtu bëri një Kampionat Europian fantastik me Uellsin, por rritje e rëndësië së Bejl mund të kërcënonte pozicionin e Ronaldos, ndaj duhen gjetur balancat e duhura mes tyre.
4. Kasemiro si titullar është një tjetër vendim që Zidan duhet të marrë. Sezonin e kaluar me Kasemiron në fushë Zidane luajti pjesën me të madhe të ndeshjeve pasi u duk sikur gjeti balancat e duhura, por mbetet për t’u parë në qoftë se do të vazhdojë si sezonin e shkuar.
5. Hames dhe Isko nuk kanë pasur hapësirat të shumta nën drejtimin e Zidan, por ata nuk janë lojtarë të kategorisë që mund të qëndrojnë në stol, ndaj në qoftë se Zidan nuk u garanton dot një vend të rëndësishëm në ekip atëherë mund të kemi lëvizje në merkaton dalëse.
6. Përgatitja fizike ishte kritika e Zidan për Benitez sezonin e shkuar. Këtë sezon kjo është diçka që francezi e ka vetë në dorë ndaj mbetet për t’u parë sa do arrijë ta realizojë.
7. Varane duket se nuk ka një vend të sigurt si titullar pas një Europiani fantastik nga Pepe, ndaj në qoftë se mbrojtësi francez do të përfundojë në stol, gjendja e tij psikologjike duhet mirëmenaxhuar.