Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Zhgënjim total te Lazio, Muriqi e pranon hapur: Jam i vdekur mendërisht

Shkruar nga NEWSPORT
Zhgënjim total te Lazio, Muriqi e pranon hapur: Jam i vdekur

Vedat Muriqi ishte një nga afrimet e bujshme të Lazios sezonin e kalura. Sulmuesi shqiptar u ble për shumën e 18 milionë eurove nga Fenerbaçe, por deri më tani ka qenë një dështim i madh në Serie A.

Ditën e djeshme, Muriqi hyri nga stoli në ndeshjen ndaj Juventusit, por nuk arriti të bënte asgjë, madje humbje edhe një rast për gol pas pasimit me kokë të Milinkovic-Savic. Pas ndeshjes nuk kanë munguar as komentet në rrjetet sociale, ndërsa kishte edhe nga ata tifozë që e kanë mbështetur, ndërsa Muriqi e ka pranuar hapur që është i “vdekur” mëndërisht.

“Përshëndetje Muriqi, nuk funksionoi sot” shkruan një tifoz pas ndeshjes. “Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje, “pirati” juaj është i vdekur mëndërisht”, ishte përgjigja e Muriqit ndaj komentit të tifozit. Këtë sezon, sulmuesi është aktivizuar në 10 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës e nuk ka shënuar ende golin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga