Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Zhegrova e teproi me spektaklin e tij përballë Shqipërisë, i ndjeri Fadil VOKRRI bërtiste nga larg: Ç'po bën?

Shkruar nga NEWSPORT
Zhegrova e teproi me spektaklin e tij përballë Shqipërisë, i

Shqipëria luajti kundër Kosovës, ndeshje vëllazërore që përfundoi me rezultatin 3-0 në disfavor të kuqezinjve. Një nga momentet që la shije të hidhur te lojtarët tanë, ishte kur Edon Zhegrova nisi të bënte spektakël me top.

Kritikat vërshyen në drejtim të tij për faktin se përballë kishte kombëtaren shqiptare. Por, një detaj interesant është zbuluar mbrëmë në një intervistë për "RTSH Sport" nga Agim Ademi. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka deklaruar: "Pas ndeshjes, së bashku me të ndjerin Vokrri e kemi thirrur Zhegrovën dhe i kemi thënë se ç'po bënte.

Megjithatë, ai na u shpreh se ky është stili që praktikon dhe për këtë ka të drejtë, mjafton të shihni videot të tij në "Youtube". Madje disa herë ngel edhe jashtë ekipit të tij të Genkut për këtë arsye, sepse është shumë individualist", u shpreh Ademi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga