Rey Manaj është drejt gjetjes së skuadrës së re pas largimit nga Peskara, sulmuesi është vënë në shënjestër nga drejtuesit e klubit të Pizës, të cilët kanë nisur kontaktet me 19-vjeçarin.
Një prej iniciatorëve për afrimin e Manajt te Piza është dhe Ujkani dhe Çani, të cilët kanë thënë folur me Gattuson për të afruar sulmuesin kuqezi pranë ekipi ku bëjnë pjesë dhe dy shqiptarët.
Sipas “Corriere Dello Sport” është portieri Samir Ujkani ai që i ka kërkuar trajnerit të afrojë sulmuesin e lindur në Lushnje.
“Vendimtar ishte takimi që pati Ujkani me Gattuson. Portieri e bindi trajnerin të ndizte dritën jeshile të transferimit të shqiptarit në Toskanë. Ai konsiderohet më shumë se një premtim”, thekson “Corriere Dello Sport”.
Aktualisht Pisa lufton për mbijetesën në Serie B. Skuadra toskane mban vendin e 20 në klasifikim me 21 pikë.