Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zbulimi i sezonit te Skënderbeu, titullari projekton largimin nga Korça

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulimi i sezonit te Skënderbeu, titullari projekton largimin nga

Bekim Rexhepi është zbulimi i këtij sezoni te Skënderbeu. Gardiani 24 vjeçar pritet të largohet në fundin e këtij sezoni drejt Shkëndijës, pasi luan si i huazuar në Kategorinë Superiore. Shqiptari i Shkupit ka shkëlqyer pesë ndeshjet e fundit me korçarët, që edhe falë pritjeve të tij janë për momentin të shpëtuar nga rënia direkte në Kategorinë e Parë.

I afruar në Korçë në merkaton e janarit, Rexhepi shfrytëzoi mundësinë në ndeshjet e fundit, teksa i ka habitur të gjithë me performancën e tij në katërkëndësh, duke marrë pozicionin e titullarit. Lojtari ka zhvilluar gjashtë ndeshje me korçarët, teksa ra në sy në ndeshjen e Kupës. Lojtari ka një kontratë deri në 2023 me Shkëndijën e Ernest Gjokës, ndërsa nuk dihet nëse Skënderbeu do tentojë ta bëjë të vetin gardianin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga