Edhe pse mbrëmja e djeshme ishte dhe afati i fundit për zyrtarizimin e një marrëveshje mes klubit italian dhe mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, akordi nuk ka ardhur. Problem ka qenë paga e lojatrit, i cili ka kërkuar më shumë sesa buxheti mund ti lejonte klubit të Percarës.
Për skuadrën e Pesvarës, mediat italiane kanë ngritur një pistë tjetër, lojtari Stendardo. Mbrojtësi argjentinas ka luajtur më parë edhe me të tjera skuadra italiane si Lacio apo Atalanta.
Ajeti nuk ka qenë i kënaqur me rrogën që i ka ofruar Pescara prej 350 mijë eurosh në sezon me të drejtë rinovimi. Afrimi i Stenardos do të largonte përfundimisht Ajetin nga Pescara edhe pse thuhet që në futboll dhe negociata asgjë sështë e pamundur.
Mbrojtësi shqiptar është vetëm 23 vjeç por paraqet siguri në mbrojtje dhe sidomos pas performancën në Europian interesimi për të është rritur ndjeshëm. Skuadra më e fundit që ka shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit është ajo e Torinos. Ajeti shihet si një pretendent kryesor për të zënë vendin në mbrojtjen torineze .