Teuta zhvilloi dje miqësoren e parë në këtë periudhë përgatitjesh, atë kundër Besës të cilën e fitoi 3-1.
Golin e tretë për durrsakët e shënoi Enriko Papa, mesfushori që mbylli aventurën me Tiranën dhe tashmë është vënë në urdhrat e trajnerit Gugash Magani.
Por, mesfushori 23-vjeçar nuk është futbollisti i vetëm që do të afrohet te Teuta gjatë kësaj merkatoje dimri. Drejtuesit e klubit janë në kontakt me një qendërmbrojtës dhe një sulmes.
Emrat nuk bëhen ende të ditur, por mësohet se të dy janë lojtarë të huaj.