
Dje, u përfol për afrimin e një lojtari serb pranë klubit të Partizanit. Sot, është zbuluar emri i këtij të fundit. Bëhet fjalë për Nikola Durdiç, 30 vjeçarin që ka provuar të luaje edhe në Bundesligën gjermane me Augsburgun.
Durdiç, aktualisht luan te Partizani i Beogradit dhe mendohet se të kuqtë e Superiores kanë arritur akordin me klubin për transferimin e sulmuesit.
30 vjeçari serb nuk ka luajtur asnjë minutë gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, takimi i fundit që është aktivizuar ka qenë në datën 29 tetor ndaj Radnik Surdulica.
Poll