Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Xhaka tregon emocionet e përballjes vllazërore

Shkruar nga NEWSPORT
Xhaka tregon emocionet e përballjes vllazërore

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Bazelit, Taulant Xhaka, ka dhënë një intervistë për uebsajtin e klubit zviceran duke rikujtuar edhe njëherë emocionet e pjesëmarrjes në EURO 2016 ku spikati përballja ndaj vllait të tij Granit Xhaka dhe gjithashtu ka komentuar surprizën e fitimit të titullit nga Portugalia.

“Ishte një ndeshje shumë e vecantë, mbi të gjitha për familjen time. Sigurisht, që për mua personalisht nuk ishte e thjeshtë të përballesha në fushë me tim vëlla megjithatë ne jemi profesionistë dhe u sollëm si të tillë në lojë. Dhamë gjithcka në fushë dhe në fund e përgëzuam njëri-tjetrin”, tregon Xhaka.

“Portugalia në përfundim të fazës së grupeve kishte të njëjtat pikë si ne. Madje ne duhet të prisnim deri në ndeshjen e tyre për të mësuar nëse do të vazhdonim të qëndronim në Europian apo do të elimininoheshim. Gjithsesi duhet ta pranojmë që Portugalia kishte një skuadër të fortë. Nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi Europianin nuk e fiton rastësisht por e fiton kur ke një skuadër të fortë”, tha mesfushori.

Xhaka luan prej vitesh te Bazeli dhe është një titullar i padiskutueshëm i ekipit zviceran. Ai gjithashtu është një futbollist shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga