Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Wolves sërish merkato te Milani, kuqezinjtë caktojnë çmimin e mesfushorit

Shkruar nga NEWSPORT
Wolves sërish  merkato te Milani, kuqezinjtë caktojnë

Wolves kërkon sërish të bëjë merkato te Milani. Pasi morën sulmuesin Cutrone gjatë merkatos së verës, skuadra angleze tashmë dëshiron një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin Franc Kessie që në merkaton e janarit mund të largohet nga "San Siro". Sipas asaj që raporton "Sport Mediaset", në rast se Wolves do të paguajë rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, atëherë drejtuesit e Milanit mund ta lënë të lirë.

Nevoja për para, por edhe paraqitjet e Kessie në takimet e fundit ka bërë që drejtuesit të mendojnë largimin e tij në rast të një oferte të duhur që mund të kënaq Milanin. Në kampionat kuqezinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë dhe në merkato pritet të merren disa lojtarë me eksperiencë dhe me largimin e Kessie, I pari në listë për ta zëvendësuar është Granit Xhaka.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga