Josep Iliçiç nuk do jetë në takimin e Champions League ndaj PSG. Sulmuesi slloven ka kaluar në depresion për shkak se gruaja e tij e tradhtoi. Ai po i përgatiste një surprizë asaj, teksa kur kthehet në shtëpi, e gjen në shtëpi me një tjetër. Gjendja psikologjike është e rëndë, me futbollistin që është i detyruar të marrë trajtim mjekësor. Në të titlla raste, futbolli është në plan të dytë, me shëndetin që ka rëndësi primare.
Iliçiç ka zhvilluar një sezon fanatstik me bergamaskët, duke i ndihmuar mjaft në arritjen e rezultateve. Kjo do jetë një mungesë e madhe, padyshim, e cila do reflektohet edhe në fushën e lojës. Mungesa është konfirmuar edhe nga trajneri Gasperini: ”Nuk do të luaj ndaj PSG për disa arsye familjare. Ne jemi shumë afër tij në këto momente të vështira”. Ne shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës.