Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vrasja e amerikanit George Floyd, reagon edhe FIFA pas veprimeve të futbollistëve

Shkruar nga NEWSPORT
Vrasja e amerikanit George Floyd, reagon edhe FIFA pas veprimeve të

FIFA lëshoi një deklaratë në lidhje me lojtarët që shprehin qëndrimin e tyre rreth afrikano-amerikanit George Floyd, i cili vdiq në Shtetet e Bashkuara.

"FIFA i kupton plotësisht ndjenjat dhe emocionet e shprehura nga shumë lojtarë për ngjarjen tragjike të çështjes së George Floyd. Zbatimi i rregullave të lojës është lënë në diskrecionin të organizatorëve të ndeshjeve, të cilët duhet të udhëhiqen nga “sens i përbashkët” dhe të marrin parasysh kontekstin”, - citon një deklaratë nga FIFA Associated Press.

Më herët u bë e ditur se Federata Gjermane e Futbollit po heton gjestet e Jadon Sancho, Marcus Thuram dhe Mckeny, kushtuar vrasjes së Floyd. Sancho u shfaq në ndeshjen e Borussia Dordmund,  ditën e diele, veshur me një bluzë të verdhë e cila mbantë nënshkrimin “Drejtësi për George Floyd". Për këtë ai mori mori një karton të verdhë.

46-vjeçari Floyd u arrestua nga policia e Minneapolis në 25 maj, kur një nëpunës dyqani dyshonte se ai po paguante me një faturë të rreme prej 20 dollarësh. Oficeri i policisë Derek Chauvin hodhi Floyd në tokë duke i mbajtur gjurin mbi qafë. Oficeri e mbajti Xhorxhin në këtë pozicion për më shumë se shtatë minuta. Pas kësaj Floyd ndërroi jetë në spital. Video e tij u përhap menjëherë në media dhe është duke bërë xhiro nëpër botë. Katër oficerët e policisë të përfshirë në ngjarje u pushuan menjëherë nga puna, ndërkohë oficeri i policisë Derek Chauvin akuzohet për vrasje.

Pas kësaj ngjarje në Minneapolis dhe në të gjithë vendin, filluan protestat, të cilat sollën përleshje të ashpra me policinë.

Shumë futbollistë e sportistë të tjerë si Jadon Sancho, Marcus Thuram, Giorgio Chiellini, LeBron James dhe shumë futbollistë të tjerë të Liverpool dhe atletë të ndryshëm kanë shprehur indinjatën për vrasjen e Floyd.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga