Erling Haaland po i mahnit të gjithë me formën që po kalon këtë sezon. Sulmuesi norvegjez i Dortmund po bën mjaft mirë, duke shënuar rregullisht. Klubi gjerman, duke parë edhe interesimin që tani të klubeve të mëdha, ka menduar që në vitin e dytë si lojtar i Dortmund të paguhet dyfish dhe kluazola e largimit të rritet deri në 200 milionë euro. Natyrisht, blerja në merkaton e kaluar ka rezultuar e suksesshme duke mposhtur edhe konkurrencën.
Se sa gola do shënojë Haaland deri në fund të sezonit mbetet të shihet, por ajo që mund të thuhet me siguri është ndihma e tij për titullin kampion. Aty është fokusi kryesor, me Dortmund që është eleminuar nga Champions League.