
Do të luhet java e 6-të e Superligës së volejbollit të femrave, e cila do të spikasë me dy ndeshje në kryeqytet që do të luhen në orën 15:00.
Spikat derbi ndërmjet universitareve të Barletit dhe vajzave bardheblu të Tiranës, sfidë që do të zhvillohet në “Asllan Rusi”. Ndërsa në sallën e Farkës do të matin forcat Lushnja dhe Korabi.
Kryendeshja e javës është pa diskutim takimi i nesërm në Farkë mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Të dyja ekipet vijnë me pikë të plota në këtë përballje, që mund të cilësohet pa frikë edhe si një finale e parakohshme e kampionatit. Nesër gjithashtu do të luhet edhe ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë.
Poll