Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vlora zgjidhet një nga 13 Qytetet Evropiane të Sportit për 2024

Shkruar nga NEWSPORT

Qyteti bregdetar i Vlorës do të jetë një nga 13 qytetet evropiane të përcaktuara si “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024”. Ky titull pritet të ketë një ndikim të madh edhe në promovimin e qytetit, pasi do të zhvillohen shumë aktivitete sportive.

Vlora paraqiti kandidaturën e saj pranë ACES Europe dhe përpara disa ditësh në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë “Ceremonisë së Përvitshme të Shpalljes së Emërimeve për Vitin 2024” (ACES Annual GALA Awards 2024), kërkesa u pranua.

Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë për sportet dhe infrastrukturën sportive, Elona Hasanaj, drejtuese e Klubit Shumësportësh “Flamurtari” dhe Tea Memushi, basketbolliste e njohur ishin përfaqësuesit që morën në dorëzim emërimin.

Marrja e këtij titulli synon që Vlora të angazhohet për të qenë një qytet sa më i rëndësishëm, dinamik dhe gjithëpërfshirës që përqafon shëndetin, duke nxitur pjesëmarrjen në aktivitetet sportive, shkruan newsbomb.al.

“Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është dhe një mundësi e mirë e qyteteve fituese për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga