Skuadra e femrave të Vllaznisë ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e parë për kualifikueset e UEFA Women's Champions League, ndaj kampioneve të Irlandës Wexford. Vajzat e Vllaznisë kanë arritur të marrin 3 pikët në "Alytus Stadium" duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-3.
Kanë qenë femrat irlandeze të cilat kanë shënuar të parat me Edel Kennedy në minutën e 18', më pas vajzat shkodrane kanë arritur ta kthejnë rezultatin që në pjesën e parë, me dy golshin e shënuar nga Amanda Doylet si dhe talentja Megi Doçi.
Kjo ishte ndeshja e parë për Vllazninë e cila ndodhet në grupin B dhe për momentin mban vendin e parë. Skuadra shkodrane do të ndeshet gjithashtu me ekipin e Birkirkara dhe Gintra.

Galeria fotografike ()
Poll