
Barazimi i ndeshjes së parë 1-1 kundër Vllaznisë, ka trazuar situatën te klubi i Universitatea Craiova. Presidenti Sorin Cartu ka shtuar presionin brenda skuadrës, teksa ka deklaruar se trajneri Balint është i rrezikuar nëse nuk kualifikohet në turin e tretë Conference League.
Ai nuk dëshiron të mendojë humbjen në sfidën e dytë, përkundrazi. Në fjalën e tij për gazetarët, kreu i klubit të Universitatea Craiova ka thënë: “Nuk do të bëjë analizë radikale tani. Duhet të kualifikohemi, ka shpresa, por është e detyrueshme, kualifikim.
Nuk dua të mendoj për asgjë tjetër tani. A erdhi Balint në ekip që të kishte një mundësi tjetër përveç kualifikimit në ndeshjen me shqiptarët? Ai as që duhet ta mendojë një opsion tjetër. Turpet nga e kaluara janë shumë të mëdha”.
Ndeshja Universitatea Craiova - Vllaznia është programuar të luhet të enjten, në orën 19:30.