Vllaznia është për momentin pas një administrator. Skuadra shkodrane e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në fushën e lojës duke marrë 3 fitore në 3 ndeshje, por jo çdo gjë ka shkuar mirë jashtë saj.
Në nisje të kampionatit, u largua administratori Suad Lici, ndërsa vendin e tij e mori Benjamin Naku, por edhe ky I fundit u largua pak ditë më parë duke dhënë dorëheqjen pas “përplasjes” me sponsorin Xhaferri. Tashmë bordi drejtues po mendon një emër të ri për këtë post.
“RTSH Sport” bën me dije se sekretari i klubit të basketbollit Vllaznia, Blendi Dibra është emri më i përfolur për të marrë drejtimin e klubit të futbollit Vllaznia. Në rast se kjo kandidaturë merr pëlqimin e bordit, atëherë Dibra do të marrë drejtimin e klubit duke forcuar linjën e sponsorit Alban Xhaferri, aktualisht president i klubit të basketobllit dhe një nga kandidaturat më të lakuara të garës për privatizimin e klubit.