Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia në shinat e titullit, Ard MEMA e thotë "shkoqur": Mund ta humbin kampionatin prej presionit, nuk luan më si më parë

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia në shinat e titullit, Ard MEMA e thotë "shkoqur":

Barazimi i Vllaznisë në Korçë 1-1 dhe ngushtimi i diferencës së Partizanit me Vllazninë kryesuese me 4 pikë, ka trazuar ujërat në kampionatin shqiptar. Ekipi shkodran është kandidate për titullin kampion, megjithatë Ard Mema mendon ndryshe.

Ish-trajneri i Tiranës e thotë hapur që nëse kuqeblutë janë nën presion, kampionati për ta ka humbur. E analizon nga ana teknike, ndërsa në fund e mbyll duke theksuar se javët në vazhdim do të vendosin përfundimisht.

"Nëse Vllaznia ka rënë në presion, për mua e ka humbur kampionatin. Po të ra mënyra e lojës, pra nuk e marr atë trend lojës, nuk krijon garanci. Nëse nuk luan si më parë, ka humbur diçka nga kjo skuadër.

Ose ke ngërç psikologjik ose kjo është pika maksimale e Vllaznisë që mund të ketë përfituar nga gabimet e Partizanit dhe Laçit. Ngelet për t'u parë në vazhdim nëse kjo ka qenë pika maksimale e Vllaznisë. Unë jam trajner dhe e shoh nga mënyra e lojës", ka thënë Mema.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga