(Në foto ekipi i Besëlidhjes, Kamara me numrin 22)
Vendi i dytë në grupin e Veriut nuk i mjaftoi Besëlidhjes për të siguruar një biletë për në Superiore sezonin e ardhshëm.
Një situatë që lëkund jo pak pozitat e skuadrës lezhjane, e cila rrezikon shpërbërjen. Rrugën e trajnerit Vladimir Gjoni pritet të ndjekin edhe shumë futbollistë të tjerë, ku Oumar Tourad Kamara është njëri prej tyre.
Lojtari nga Guinea ka zhvilluar një sezon fantastik me Besëlidhjen, duke ngjallur interesin e shumë skuadra të elitës. Teuta dhe Luftëtari kanë shfaqur interes, teksa së fundmi, në garë për 21 vjeçarin është futur Vllaznia.
Pasi siguruan ngjitjen në Kategorinë Superiore, shkodranët kërkojnë që të forcojnë grupin dhe sulmuesi i krahut duket se është ai i duhuri. Nuk dihet ende se sa do i kushtojë arkave të klubit kartoni i Kamara, diçka e cila pritet të zbulohet në ditët në vijim.