Thoma Strakosha vlerësohet si talenti i vitit te Lacio. Portieri i kombëtares së Shqipërisë është aktivizuar në disa ndeshje me bardhekaltërit në Serinë A, duke zëvendësuar Marketin, ndërsa ka bërë paraqijte shumë pozitive. “Laziochannel.it” shkruan se Thoma Strakosha është zbulimi i vitit te bardhekaltërit.
“Një nga gjërat më pozitive të këtij sezoni është Thoma Strakosha. Portieri i talentuar që ka dalë nga akademia e Lacios i ka mahnitur të gjithë me pritjet e tij të shkëlqyera. Marketi është titullar aktualisht, por ai duhet të trembet nga portieri i ri shqiptar në garën për një vend në formacion”, shkruhej në vlerësimin e shkurtër që “Laziochannel.it” bënte për Thoma Strakoshën.