
Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin duke marrë 3 fitore në 3 javët e para të Superligës. Shkodranët kryesojnë të vetëm Superligës dhe pas fitores ndaj Tiranës besimi për të synuar titullin kampion është rritur ndjeshëm.
I ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti është shprehur se Vllaznia e ka nisur mirë sezonin dhe ky mund të jetë viti i duhur për ta nëse vazhdojnë kështu.
"Mendoj se deri tani Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë dhe mendoj se është viti më I mirë për ta. Kanë gjetur një lidhje të mirë mes lojtarëve dhe stafit. Nëse gjërat shkojnë kështu besoj se do të jetë një vit I mirë për ta.
Kam 6 muaj që e kam lënë futbollin dhe më mungon shumë. Tani jam futur rrugës së trajnerit dhe jam pjesë e futbollit akoma".