VIDEO/ Yjet e Pornos e nisin përballjen e boksit me puthje
Shkruar nga NEWSPORT
Jemi mësuar duke parë ndeshje boksi të femrave, ndoshta jo dhe shpesh por është diçka normale. Por kjo ndeshje nuk do të jetë e zakonshme pasi do të ndeshen dy yje pornografikë që njihen në aplikacionin me përmbajtjte +18 “Only Fans”.
Gjysmëfinalistja e Kingpyn Boxing Amber O'Donnell dhe kundërshtarja e saj Ëhitney Johns do të zhvillojnë ndeshjen e tyre, por i befasuan të gjithë duke u puthur me njëra-tjetrën në përballjen e tyre përpara ndeshjes së tyre të shtunën mbrëma në 3Arena në Dublin.
Të dy luftëtaret po konkurrojnë në ndeshjen gjysmëfinale të humbësve pasi humbën një çerekfinale të vështirë në prill. Pas peshimeve, ndërsa të dyja vajzat u rreshtuan për përballjen, gjërat u bënë paksa shumë miqësore. O'Donnell e tërhoqi Johns-in për një puthje pasi kjo e fundit e ngacmoi atë.