VIDEO/ “Uzunicoptero”, Granada me promo madhështore për sulmuesin shqiptar
Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni rinovoi kontratën e tij me Granadan deri në vitin 2026 dhe klubi spanjoll ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta festuar marrëveshjen e re. Në rrjetet sociale, Granada ka postuar një video ku shihet Uzuni teksa hipën në një helikopter. “Uzunicoptero” shkruan klubi spanjoll në mbishkrim për t’ju referuar edhe nofkës së re të bëratasit.
Këtë nofkë e kanë vendosur tifozët që prej golit stil gërshërë të Uzunit pak javë më parë. Uzuni është kthyer menjëhëerë në idhull të fansave me golat e tij që e mbajnë atë në krye të listës së golashënuesve. Granada synon të rikthehet në La Liga dhe rinovimi me Uzunin është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit.