Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Video/ Trajneri i dy shqiptarëve nuk përbahet, përplas në tokë sekretarin e përgjithshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Trajneri i dy shqiptarëve nuk përbahet, përplas në

Atalanta mori një fitore mjaft të merituar 2-1 në fushën e Sampdorias, por kjo nuk e ngrohu teknikun e Bergamaskëve, Gian Piero Gasperini të bëj një veprim disi të çuditshëm.

Trajneri i Etrit Berishës dhe Berat Djimsiti "shpërtheu" në fundin e takimit dhe gjatë kalimit të tij në tunelin për të shkuar drejt dhomave të zhveshjeve Gasperini shtyu sekretarin e përgjithshëm të Sampdoria, Massimo Ienca.

Një incident që sipas Gasperinit nuk ishte i planifikuar dhe se Ienca nuk ishte në vendin e duhur.

"Ai ishte diku që nuk duhej të kishte qenë, ai e pengoi daljen. Kështu, që e shtyva por ai aktroi dhe bëri një kërcim të madh."tha Gasperi për "Sky Sport Italia".

Menjëherë pas ngjarjes, Ienca u dërgua në spitalin e Gjenovës për të marrë ndihmën e nevojshme, pasi dyshohet se ka pësuar dëmtime të dorës. Ndërkohë, ky veprim mund t'i kushtojë shtrenjtë Gasperinit, që rrezikon pezullim me të paktën 3 ndeshje.





Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga