Skënderbeu arriti të fitonte kundër Luftëtarit me rezultatin 1-0, ndeshje që u luajt në Gjirokastër. Por, kjo humbje nuk ka lënë shije të mirë te tifozët gjirokastritë, të cilët pasi kanë dalë nga stadiumi kanë nisur të qëllojnë me gurë ultrasit korçarë.
Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e frikshëm se si mbështetësit e ekipit të Skënderbeut “vërshojnë” nga shkallët e stadiumit në fushën e blertë për t’i shpëtuar gurëve që i vinin pas shpine.