
Vllaznia dhe Egnatia barazuan dje 1-1 në “Loro Boriçi”. Sfida hapëse e javës së 17 në Superligë pa në fushë një ndeshje të luftuar, me vendasit që kanë të drejtë të ankohen për një rast të minutës së 93 të takimit.
Gjatë një krosimi dhe rrëmuje në zonë, mbrojtësi Kacbufi i miqve tërheq nga fanella sulmuesin Çoba. Kryesori Orlando Kuka vijoi lojën, teksa edhe VAR nuk hyri në aksion për këtë rast.
Lojtarët e Vllaznisë në fushë pretenduan për një tërheqje, teksa nga pamjet duket se dora e djathtë e mbrojtësit mik tërheq fanellën e Çobës.
Poll