
Tirana ka filluar ditën e djeshme përgatitjet për vazhdimin e sezonit që ishte pezulluar në muajin mars prej pandemisë së COVID-19. Bardheblutë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo, ndërsa në stërvitje ka pasur vend edhe për pak relaks. I përhershmi Tefik Osmani merr topin dhe nis të bëjë xhonglime, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim herë të tjerë.
Shtatlarti korçar edhe këtë herë s’mund të qëndrojë pas ngacmuar teksa e ka postuar videon në rrjetet sociale, ndërsa fton dy shokët e skuadrës, Idi Bathën dhe Mario Morinën ta “kopjojnë”. Por, sipas qendërmbrojtësit fillimisht duhet pak punë për ta arritur. “Idi Batha dhe Mario Morina, me punë mund ta bëni dhe ju”, shkruan Osmani në Instagramin e tij.