Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO TË REJA/ Tifozë që s'i bëri "zap" as policia, si ultrasit miq qëllojnë shqiptarët në tribuna: Do ju heqim qafën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO TË REJA/ Tifozë që s'i bëri "zap" as

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi dje 0-1 me Poloninë në "Air Albania". Pas golit të miqve në të 77 minutë, tifozët kuqezi hodhën sende në fushë, teksa kundërshtari festonte. Arbitri Turpin ndërpreu sfidën, për të rinisur pas një pushimi disa minutësh.

Veç kësaj sjellje të kuqezinjve, një tjetër skenë jo e këndshme ndodhi në stadium. Të vendosur në katin e dytë të stadiumit, tifozët e Polonisë kanë hedhur sende të forta ndaj shqiptarëve që ndodheshin poshtë, duke rrezikuar jetën e dhjetra personave.

https://twitter.com/i/status/1448222343478841348

Në videot që newsport.al ka siguruar, duken tifozët miq që hedhin ndaj shqiptarëve ç'të gjejnë, madje edhe copa stolash. Madje disa prej tyre kanë kërcënuar me fjalë dhe gjeste. "Do ju heqim qafën", shihet të bëjë me shenjë tifozi polak.

https://twitter.com/i/status/1448222386147500032
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga