
Ka zgjatur vetëm 4 minuta ndeshje për Bekim Balaj në Austri. Sulmuesi I Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 66-të në sfidën Rapid Viena-Sturm Gras dhe vetëm pas 4 minutash lojë është ndëshkuar me karton të kuq.
Balaj goditi kundërshtarin e tij gjatë një dyluftimi dhe gjyqtari i ndeshjes e konsideruar se goditje të rrezikshme duke e nxjerr me karton të kuq. Lojtari nuk e aprovoi aspak këtë vendim, por më pas u largua drejt dhomave të zhveshjes. Një ndeshje totalisht për t'u harruar për sulmuesin kuqezi që bëhet protagonist në mënyrën më të keqë.
Poll