Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Talenti 16-vjeçar po "çmend" Gjermaninë, sulmuesi shqiptar shënon sërish

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Talenti 16-vjeçar po "çmend" Gjermaninë,

Tek kampionatet e moshave në Gjermani ka spikatur fitorja e Hamburg 1-4 në fushën e Hertha Berlin. Ndeshja që ka qenë e vlefshme për grupmoshën e 17 vjeçarëve nuk ka bërë përshtypje të madhe për rezultatin por për njërin prej autorëve të golave.

Golat e dytë dhe të tretë për ekipin e 17 vjeçarëve të Hamburg e ka shënuar një djalosh me origjinë shqiptare. Pikërisht, Valentin Zalli i cili në minutën e 49-të të ndeshjes realizoi golin e tretë të takimit pas një aksioni shumë të bukur të Hamburg që u finalizua pikërisht nga Zalli.

Valentin Zalli është një nga talentet e rradhës shqiptarë që aktivizohen në Europë. Zalli është 16 vjeç dhe luan si një sulmues i krahut të djathtë. Ai mban nënshtetësinë gjermane dhe aktualisht është pjesë e ekipeve të moshave te Hamburg.

Duket se një tjetër talent po lind dhe Federata dhe drejtuesit e saj duhet të kenë vëmendjen ndaj elementëve të tillë para se ti marrin kombëtaret e tjera, duke qenë se ai ka shënuar në këtë sezon plot 7 gola në 9 ndeshje të luajtura. Ai është grumbulluar më qershor me U-17-tën e Shqipërisë por nuk u zgjodh për eliminatoret.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga