
Kristi Qose ka qenë protagonist me skuadrën e tij Karvina në Ligën e parë çeke. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 3-0 që skuadra e tij mori ndaj Ceske Budejovice.
Qose lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone me topin që u ndal në rrjetë. 25-vjeçari po kalon një formë shumë të mirë në Çeki pasi ky ishte goli i 5-të në 21 ndeshje që ka luajtur këtë sezon. Qose është grumbulluar në 2 ndeshje nga Kombëtarja shqiptare e më formën e mirë që po kalon mund të marrë sërish një ftesë nga Reja.
Poll