Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ STRAKOSHA "kërcënon" INTERIN, LACIO shpreson për momentin HISTORIK

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ STRAKOSHA "kërcënon" INTERIN, LACIO shpreson për

Lacio mori një fitore me vlerë në fushën e saj ndaj Empolit. Bardhekaltërit fituan minimalisht ndaj rivalëve me rezultatin minimal 1-0 falë penalltisë së shënuar saktë nga Felipe Caicedo.

Thomas Strakosha (Lacio) dhe mbrojtësi i Kombëtares Frederik Veseli (Empoli) u aktivizuan për 90 minuta të plota, por fundi i takimit pa si fitimtar gardian kuqezi, i cili me këtë triumf kërcënon Interin në vendin e tretë në kampionatin italian, pasi distanca mes skuadrave shkon në dy pikë, por zikaltërit kanë një ndeshje më pak se Lacio. Tashmë skuadra e kryeqytetit italian duhet të shpresojë në një tjetër hap fals të dy gjigantëve të Milanos; Interit dhe Milanit, të cilët këtë javë luajnë përkatësisht kundër Parmës dhe Cagliarit.

Moskualifikimi në Champions League është një rezultat i papranueshëm për drejtuesit e Lacios, të cilët sezonin e kaluar e humbën shansin historik të luanin në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve europiane pasi u mposhtën në shtëpi në sfidën direkte me Interin 2-3, duke mbetur jashtë Champions League.

https://youtu.be/xp_WDfw11UI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga