Dinamo është rikthyer në Superligë pas 9 vitesh pritje dhe vuajte në Kategorinë e Parë. Blutë e kryeqytetit sezonin e ri do të luajnë mes më të mirëve, ndërsa sot kanë kujtuar titullin e fundit që kanë fituar në Superligë.
Në 19 maj të 2010, Dinamo fitonte në 4-3 ndaj Besës në një ndeshje spektakolare dhe festonte titullin e 18-të në historinë e saj. Ky ishte edhe titulli i fundit që Dinamo ka fituar, ndërsa shpreson që me rikthimin në elitë të fitojë edhe tituj të tjerë.
