Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Spanjollët e Espanyol "zbërthejnë" KEIDI BAREN, mesfushori kuqezi: Më pëlqen si më quajnë, jam shqiptari i vetëm që s'pëlqej fasulet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spanjollët e Espanyol "zbërthejnë" KEIDI BAREN,

Keidi Bare ka dhënë një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të Espanyol. Mesfushori shqiptar i katalanasve është "zbërthyer" për jetën private, dëshirat dhe deri te ushqimi i preferuar.

Fieraku tregon se i pëlqen ta quajnë Pitbull, me 23 vjeçarin që më pas shprehet se është shqiptari i vetëm që nuk i ka qejf fasulet.

Të pëlqen të të qujanë Pitbull?

Po. më pëlqen. Nuk e di se përse ma kanë vënë, ndoshta nga arsyeja si dukem, si luaj në fushën e lojës ose...nuk e di. Unë përpiqem që të bëj më të mirën.

Si është Keidi Bare?

Është një anë tjetër e imja që ju nuk e njihni, jam pak person i frikësuar.

Më e mira në Shqipëri? Është një vend me zemër të madhe dhe më pëlqen shumë ushqimi.

Pjata e preferuar?  Të gjithë, të gjithë pëlqejnë fasulet. Quhen fasule por unë nuk I kam qejf. Mbase jam I vetmi shqiptar që nuk I ka qejf.

Është Shqipëria një vend që e pëlqen futbollin? Po, është një vend që ka dashurinë për futbollin. Mbi të gjitha kur luan Kombëtarja.

Filmat? Ndjek më shumë seriale, por edhe kartonat më pëlqejnë. Vikingët përshembull.

Më i famshmi në Malaga? Nuk e di, mbase Antonio Banderas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga