
Sindrit Guri, sulmuesi që luan me Oostenden në kampionatin belg të futbollit e ka nisur sezonin e ri me këmbën e mbarë. Shqiptari ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtarnë ndeshjen miqësore që skuadra e tij ka luajtur ndaj hollandezëve të Az Alkmaar. Shkodrani shënoi në minutën e 43 në fundin e pjesës së parë. Ky takim nuk u zhvillua i gjithi për shkak të kushteve të rënda atmosferike.
Guri e ka filluar këtë sezon futbollistik menjëherë vrullshëm pas vështirësivë që pati vitin e kaluar, të cilin mesa duket e përdori për t'u përshtatur me nivelin e futbolit europian. Kujtojmë se 25-vjeçari ka shkëlqyer në superiore me fanellën e Kukësit e ndërsa më parë ka luajtur dhe me Korabin. Nëse vazhdon kështu si e ka nisur atëherë lojatri do të ishte një alternativë më shumë për sulmin e Kombëtares shqiptare.