Azdren Llullaku po kalon një moment të mirë te skuadra e tij Astra. Në ndeshjen e sotme që skuadra e tij luajti ndaj Dinamos së Bukureshtit mesfushori i Kombëtares shqiptare arrit të realizonte një “perlë” nga 25 metra në fillim të ndeshjes dhe pas festoi duke imituar Mourinhon.
Skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë 4-1 dhe Llullaku ishte një nga protagonistët kryesor duke shënuar gol dhe duke dhënë asisit në fitoren e Astrës. Ky ishte goli i pestë i Llulakut në 19 ndeshje në kampionatin rumun. Mesfushori po kalon një moment të mirë, por që është lënë jasht listës së Kombëtares prej disa ndeshjeve.