
Europa League / Botosani (Rum) 0-1 Shkëndija (Ibrahimi 2')
Është mbyllur ndeshja e Europa League mes Botosanit dhe Shkëndijës. Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar më tej falë një kryevepre të Ibrahimit në të 2 minutë. Kështu, pas suksesit të vjetshëm në Europë, Shkëndija me Bruno Ditën në formacion do të presë kundërshtarin dhe pse ankthi I fundit të ndeshjes ishte prezent.
LIVE/ Në 17:45 ka nisur ndeshja mes Botosanit dhe Shkëndijës së Tetovës. Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut kanë surprizuar rumunët në shtëpi qysh në të dytën minutë, teksa Besart Ibrahimi ka shënuar një supergol.
2' Një aksion nga e djathta, me Ibrahimin që ka hedhur një top mbi portierin vendas, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
70' Karton i kuq për Alimin, Shkëndija me 10 lojtarë
72' Zahov mban Shkëndijën në avantazh, portieri pret mbi vijë