
Kukësi arriti të fitonte në ndeshjen e sotme kundër Rudar të Malit të Zi. Një ndeshje e bukur nga ana verilindorëve të cilët arritin të shënonin në minutën e 79 me blerjen e re të tyre, Sidrit Guri. Ai arriti të shpërblejë besimin e trajnerit Hasan Lika duke shënuar atë supergol, një gol me vlerën e kualifikimit. Pas një krosi nga e djathta, sulmuesi i kuksianëve depërton shumë bukur në zonë, duke u zhytur me kokë brenda zone. Në këtë mënyrë afrimi i merkatos verore, arrin të shënojë një supergol në të djathtën e portierit vendës.
[video width="400" height="224" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2016/07/guri.mp4"][/video]
Poll