Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Sherr me grushte në Elbasan, futbollistët dhe drejtuesit e Korabit përplasen me të Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sherr me grushte në Elbasan, futbollistët dhe drejtuesit e

Ndeshja mes Korabit dhe Laçit e zhvilluar sot në “Elbasan Arena” nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Ky takim është shoqëruar me debate dhe fyerje në përfundim të takimit mes futbollistëve të Korabit dhe drejtuesve të Laçit gjatë daljes nga stadiumi.

Fillimisht ka nisur me fyerje mes dy palëve dhe situata ka degraduar më shumë me sharje dhe ofendime. Në këtë debat janë përfshirë dhe drejtuesit e të dyja skuadrave. Kjo situatë ka ardhur, si pasojë e pretendimeve nga drejtuesit e Laçit, se i janë mohuar tre penallti dhe se rezultati ka qenë më se i drejtë. Në një video që ka shpërndarë News 24, shihen momentet e tensionit pas përfundimit të takimit.

Është kërkuar ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Kujtojmë që takimi ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Laçit.

https://www.youtube.com/watch?v=IMYQeXRildk

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga