VIDEO/ I shënoi supergol Vllaznisë, Pero Pejiç: I bekuar nga Zoti
Shkruar nga NEWSPORT
Pero Pejiç ishte njeriu i ndeshjes në takimin Vllaznia -Kukësi që u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të verilindorëve. Kroati arriti të shënonte një gol të mrekullueshëm në minutën e 84-të duke i dhënë një fitore me mjaft vlera skuadrës së tij.
Sulmuesi i verilindorëve ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon momentin e shënimit të golit. Në sy bie diçitura, ku ai shkruan: "I bekuar nga Zoti!". Mënyra e realizimit të golit ishte vërtet mbresëlënës, teksa 34-vjeçari arriti ta çonte topin në trekëndësh.