Pallati i sportit “Asllan Rusi” priti sot finalen e volejbollit të vajzave për shkollat e mesme, event i organizuar nga Bashkia Tiranë. Gjimnazi “Ismail Qemali” fitoi përballë “A. Z. Çajupit”, sfidën që nisi në orën 12:00. Çfarë ra në sy ishte atmosfera e mrekullueshme që mbizotëronte në pallatin e sportit.
Në fakt nuk kujtohet një atmosferë e tillë, as kur janë luajtur finalet e mëdha të basketbollit apo volejbollit për të rritur në Shqipëri. Shembull që vjen nga të rinjtë e gjimnazeve, të cilët sfidojnë kështu dhe tifozëritë më të mëdha kryeqytetase. Te skuadrat e vajzave mund të shihen nga klubet e kryeqytetit dhe elementë të së ardhmes së volejbollit.