
Ka përfunduar sfida Genoa-Roma e vlefshme për javën e 20 në Seria. Verdhekuqët nga kryeqytetit kanë fituar lehtë ndaj vendasve me rezultatin 1-3. Me tre pikët e marra në ditën e sotme Roma shkon në vendin e 4 me 38 pikë. Roma ka marrë fitoren e parë pas 2 humbjeve radhazi ndaj Juventus e Torinos.
Ndeshja nisi mirë për Romën, të cilët shënuan që në minutën e 6 me Under. Kluivert harkon topin në zonë nga krahu i djathtë dhe është sulmuesi turk i cili devijon topin aq sa për ta futur në rrjetë. Më pas është Biraschi i cili devijon gabim topin në zonë dhe shënon në portën e vetë duke bërë rezultatin 0-2 për Romën. Megjithatë Genoa jep shenja jete me Pandev i cili lëviz bukur dhe merr nje asist nga Schone, duke shënuar në minutën e 45 të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nis me Romën më të tërhequr dhe topin e ka Genoa, por verdhekuqët janë të rrezikshëm në kundërsulme. Pas një gabimi të portierit të Genoa, Pellegrini arrin të jap një asist për Dzeko i cili i pashqetësuar nga mbrojtësit shënon të tretin për Romën. Në këtë mënyrë u vulosë dhe rezultati i ndeshjes 1-3.