
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, bëri një sezon të shkëlqyer dy vite më parë, kur mbante fanellën e Interit të veshur. Paraqitjet e tij ishin aq pozitive, sa Chelsea vendosi ta rikthejë në klub, duke paguar plot 113 milionë euro për kartonin e tij.
Por pas 12 muajsh zhgënjyes, blutë e Londrës vendosën ta lënë të lirë sulmuesin belg që të rikthehet tek Interi. Zikaltërit kanë paguar 8 milionë euro për huazimin e Lukakut, që do të qëndrojë tek Interi deri në verën e vitit 2023.
Belgu ka udhëtuar drejt Milanos gjatë ditës së sotme dhe tifozët zikaltër, e kanë pritur me këngë në aeroportin e Milanos.
🚨EXCLUSIVE🚨 Romelu Lukaku just landed in Milano, medical tomorrow! pic.twitter.com/mcx6lZp8mz
— Saeed (@SaeedDeadInside) June 28, 2022
Poll