
Barcelona u mund mbrëmë 1-2 nga Granada, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Messi shënoi për katalanasit në pjesën e parë, por më pas, u përmys rezultati falë golave të Machis dhe Molina. Ylli argjentinas, Lionel Messi do kishte mundësinë të shënonte sërish, por në një rast flagrant, ai bën më të vështirën, duke nxjerrë topin jashtë. Menjëherë, tifozët kanë etiketuar atë si fajtorin kryesor jo vetëm të disfatës, por edhe të faktit që Barcelona mund të humbasë titullin. Lojtari i 12-të "kryqëzon" kështu një nga më të mirët e futbollit, me Messin që ishte në një natë "jo".
Barcelona renditet në vendin e 3-të me 71 pikë, 2 më pak se Atletico. Sfida e rradhës është në transfertë, ndaj Valencias, e programuar të luhet me datën 2 maj.