Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Protagonist absolut në përmbysje, Armando Broja dhe Chelsea 'fluturojnë' në finalen e Carabao Cup

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Protagonist absolut në përmbysje, Armando Broja dhe Chelsea

Chelsea 6-1 Middlesbrough (Howson 15'ag, Enzo 29', Disasi 36', Palmer 42', 77', Madueke 81' / Rogers 88')

Chelsea e ktheu në tenis ndeshjen përballë Middlesbrough në shtëpi, e vlefshme për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Carabao Cup. Londinezët fituan me rezultatin e thellë 6-1 dhe nismëtari i goleadës ishte Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar e nisi titullar ndeshjen dhe pati ndikim absolut në 2 golat e parë. Fati nuk ishte me të për të qenë autori i dopietës, por shkaktoi një autogol te i pari, ndërsa tek i dyti dha një ‘asist’ pasi tentoi goditjen drejt portës.

Në finalen e madhe Chelsea do të presë Liverpoolin.

Formacionet zyrtare: 

Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Disasi, Silva, Colwill, Chilwell; Caicedo, Enzo; Palmer, Mudryk, Sterling; Broja. Trajner: M. Pochettino

Middlesbrough (4-4-2): Glover; Clarke, Fry, Van den Berg, Engel; Crooks, Barlaser, Howson, Hacnkey; Forss, Rogers. Trajner: M. Carrick

Golat e ndeshjes:

88' Miqtë shënojnë golin e nderit me Rogers. (VIDEO)

81' Shënohet goli i 6-të, Madueke merr autorësinë. (VIDEO)

77' Chelsea e kthen në stërvitje, vjen edhe goli i 5-të me Palmer (VIDEO)

65' Kaq mjafton për Armando Brojën, sulmuesi largohet dhe i bën vend Conor Callagher.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

42' Tjetër gafë e mbrojtjes, Chelsea-t i 'dhurohet' edhe goli i 4-të. (VIDEO)

36' Kundërsulm vrasës i Chelseat, shënohet goli i 3-të në 'Stamford Bride'. (VIDEO)

29' E gjuan për gol i del asist, Armando Broja protagonist absolut në përmbysjen e Chelsea (VIDEO)

15' Armando Broja sjell festë në 'Stamford Bridge', Chelsea gjen golin e parë. (VIDEO)

1' Fillon ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga