
Winterthur fitoi dje 1-3 me Sion në transfertë, për javën e nëntë në Superligën e Zvicrës. Goli i tretë për miqtë mban firmën e Florian Kamberit, sulmuesit të Kombëtares.
27 vjeçari u fut në fushë në minutën e 69, duke qenë deçiziv në shtesën e gjashtë të ndeshjes. Kamberi gjen golin e parë sezonal ndaj ekipit të Tramezzanit, që ka qenë ndihmësi i de Biassit te Shqipëria.
Me Sion ndihmës trajner është edhe Burim Kukeli, që sheh Kamberin të shënojë në portën e ekipit të tij. Ndeshja nisi mirë për Winterthur që kaloi në avantazh me Buess, para se Balotelli të barazonte me penallti.
Në pjesën e dytë, miqtë u treguan më të saktë me dy gola, teksa Kamberi "bombardoi" portën në fund. Sulmuesi prej muajsh nuk është më pjesë e Kombëtares, pas ftohjes së raporteve me Edy Rejan.