PaulPogba është ende në kërkim, pasi N’Golo Kante e mori dhe e futi në xhep për 90 minuta dhe tani nuk dihet ku e ka çuar! Ky është një nga komentet e shumtë për ndeshjen e djeshme mes Çelsit e Mançester Junajtid në Kupën FA, ku derbin francez e fitoi padyshim “Ramboja” i Çelsit, autor i golit vendimtar.
Ndërkaq, tifozëve të Junajtid u ka ikur zëri dhe u kanë kërcyer nervat jo vetëm nga humbja dhe kartoni i kuq i ekzagjeruar dhënë mesfushorit Herrara, por edhe pas ndeshjes, kur kanë parë Pol Pogbanë të zgërdhihej i lumtur gjatë përqafimit me Antonio Konten dhe Kantenë. A e mori vesh që humbi?
Komik edhe komenti i Zhoze Murinjos, i cili pas ndeshjes dukej sikur sapo kishte zbritur në planetin tokë dhe nuk e kishte parë ndeshjen: “Pol Pogba ishte më i miri në fushë, ai ishte ylli i mbrëmjes, edhe pse të gjithë lojtarët e mi luajtën në mënyrë fantastike. Të gjithë ju gazetarë që shkruani të kundërtën, e bëni thjesht nga zilia, sepse fitoni shumë herë më pak se Pogba”.
Paul Poba absolutely devastated to be put out of the cup#MUFC pic.twitter.com/cjMzCfzH7y
— Conán Doherty (@ConanDoherty) March 13, 2017