
Kategoria e Dytë ka zhvilluar javën e pestë për grupin B. Në Kuçovë, Flamurtari ka fituar 0-3 me Naftëtarin, teksa tifozët vendas janë bërë protagonistë. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, me miqtë që kanë qenë duke udhëhequr minimalisht 0-1.
Në këtë moment tifozët vendas nuk janë pajtuar me rezultatin, duke ofenduar lojtarët e tyre. Sulmuesi i Naftëtarit, Samuel Vrapi ka parë familjarët e tij të konfliktohen me tifozët e ekipit të tij, duke lënë gjithçka dhe shpërthyer në të bërtitura.
Ndeshja ndalet për pak çaste, me arbitrin që nxjerr kartonin e kuq për Vrapin. Nuk është mbyllur këtu historia, pasi sulmuesi e ka ftuar tifozin të sqarohen jashtë stadiumit. Fundi i ndeshjes ka qenë kaotik, me policinë që ka shoqëruar në komisariat tifozin, futbollistin dhe babanë e këtij të fundit.